fbpx

BE: Drejtësia dhe vota e lirë, kusht për negociatat

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi sot raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Raporti evidentohen shqetësimet lidhur me akuzat e shit-blerjes së votës, dhe theksohet se ndjekja penale për këtë çështje është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli në 25 Mars 2020.

Në raport, liderët politikë inkurajohen që të krijojnë një klimë besimi duke rritur transparencën dhe të lënë pas mungesën e dialogut, duke shprehur shqetësimin serioz në lidhje me klimën politike të polarizuar dhe mungesën e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërpartiak që vazhdojnë të pengojnë procesin demokratik.

Po ashtu vihet në dukje se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të jenë thelbësore për konsolidimin dhe rinovimin e procedurave dhe strukturave demokratike në vend, që të arrijë një nivel më të lartë të stablitetit politik, duke nënvizuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për integrimin në BE.

Ndër të tjera thuhet se partitë politike, shoqëria civile dhe media kanë si detyrë të përbashkët të sigurojnë një fushatë zgjedhore transparente, të besueshme dhe objektive, të pandikuar nga dezinformimet, intimidimet dhe akuzat e rreme.

Raporti vlerëson progresin e bërë në zbatimin e reformës në drejtësi, megjithatë kërkohen ndryshime të prekshme drejt një gjyqësori funksional dhe të pavarur, si një parakusht për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: