PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Karantina mbaron të hënën, fëmijët rikthehen në shkolla

, ,

Duke filluar nga dita e hënë nxënësit e shkollave fillore dhe ato të mesme do të rikthehen sërish në banka. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila në një njoftim në Facebook thotë se do të vazhdohet skenari i mëparshëm.

“Të dashur nxënës, mësues dhe prindër! Ju falenderoj pa masë për mirëkuptimin dhe sakrificën e treguar gjatë kësaj jave, në të cilën përveç situatës së rënduar nga pandemia e COVID-19, u shtuan edhe problematikat e një moti të acartë në të gjithë vendin.

” Dua t’ju informoj që nga dita e hënë, datë 22 shkurt 2021, të gjithë do t’i rikthehemi skenarit të mëparshëm. Pra, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet: nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) dhe maturantët në shkollë; dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar”, thote ministrja Kushi.

Ndërsa për shkollat ne zonat e kuqe, mesimi do të vazhdojë online deri ne daten 26 shkurt. “Shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.”

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *