PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Tensione në Mal të Zi. Sulmohet vajza e kryeministrit

,

Një veturë zyrtare është tentuar të ndalohet nga një grup të rinjsh, e pasi nuk ia dolën dhe vazhdonte të ecte ngadalë, ata hipën mbi të. Rojet zgjodhën të përshpejtojnë dhe rrëzuan të hipurit duke rrezikuar eskalimin e situatës.

Më vonë, kryeministri i këtij vendi tani i konsideruar si një ‘tradhtar’ nga qarqet pro serbe, Zdravko Krivokapiq, përmes një postimi në Twitter, tha se si prind nuk do t’i harrojë trishtimin dhe lotët e vajzës, teksa si kryeministër u zotua se këso ngjarje më nuk do të ndodhin.

“Sot është sulmuar një veturë zyrtare ku ishte vajza ime, përndryshe figurë e mbrojtur. Në këtë vend do të ketë rend dhe ligj, me të cilat nuk jeni mësuar. Së shpejti do ta shihni”, ka shkruar Krivokapiq në Twitter.

Sipas gazetës “Vijesti”, dy persona janë lënduar lehtë në këtë “protestë”. Po ashtu është raportuar se policia në Nikshiq ka incizuar gjithë ngjarjen dhe ka identifikuar personat që shkelën rendin dhe ligjin.

Para Qeverisë, për sot është paralajmëruar edhe një protestë.

Së fundi, situata në Mal të Zi është tensionuar pasi ministri i Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, ka thënë se nuk e njeh gjenocidin në Srebrenicë. Kjo ka ngjallur reagimin e shumë qytetarëve, ndërkohë që kryeministri Krivokapiq ka kërkuar dorëheqjen e tij. Pasi nuk e ka marrë atë, ka iniciuar procedurën për shkarkimin e tij në Kuvend.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *