PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Alternativa për Ndryshim fiton në Preshevë. Përsëritje në 5 njësi


Alternativa për Ndryshim e udhëhequr nga Shqiprim Arifi sipas rezultateve paraprake ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës. Partia e Shqiprim Arifit kryeson me 14 këshilltarë, ndërsa në vend të dytë Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës me 9 këshilltarë. Ardita Sinani me PVD ka dalë  e treta me 7 këshilltarë.

Sami Salihu me Lëvizjen për Reforma ka marrë 5 këshilltarë, UDSH 1 këshilltar ndërsa partitë serbe 2 këshilltarë.

Gjithsesi ky nuk është rezultati përfundimtar, pasi për shkak të parregullsive të shumta në 6 njësi do të përsëriten zgjedhjet. Procesi zgjedhor do të përsëritet në njësitë 2,4,5,7,8 dhe 16, njësi ku PDV rezulton me numrin më të madh të votuesve. Më pak se 40 përqind e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Rezultatet paraprake (pa njësitë ku do të përsëriten zgjedhjet) janë këto:

APN              5504 Vota
PDSH            4550 Vota
UDSH             358 Vota
LR PDSH       1419 Vota
PVD              1870 Vota
BDL&NRP      326 Vota
Serbët            894 Vota
PD                  280 Vota

 

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *