fbpx

Skandal! Arratiset ish kreu i shërbimit sekret para arrestimit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijallkov mendohet të jetë arratisur nga vendi. Njësoj sikurse ndodhi me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski ne 2018, Mijallkov nuk po gjendet nga policia për t’i komunikuar urdhër-arrestin. Gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi që t’i caktojë paraburgim shtëpiak Mijallkovit në pritje të aktvendimit përfundimtar për skandalin e përgjimit të paligjshëm, i cili u bë publik në vitin 2015. Mbrëmjen e shkuar, ekipe policore kanë kryer kontrolle në pronat e tij, si edhe kanë kontrolluar edhe hyrje-daljet e Shkupit, por nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë.

Autoritetet më të larta kanë reaguar pas këtij skandali. “Jemi të zhgënjyer që Sasho Mijallkovi nuk është gjetur dhe nuk e vuan masën e shqiptuar”, tha kryeministri Zoran Zaev. Ndërkohë Presidenti Stevo Pendarovski për ngj “Zhvillime të tilla janë të papranueshme për një vend që pret të fillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që po punon shumë për të reformuar sistemin gjyqësor dhe për të ndërtuar besimin në shtetin e së drejtës. Kjo diskrediton përpjekjet dhe shpresat për të zhbërë krimin dhe korrupsionin e lartë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: