fbpx

24 të vdekur dhe 354 të infektuar në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.379 teste të kryera janë regjistruar 364 raste të reja me Covid-19.

Rastet e reja janë regjistruar në : Shkup 161 raste, Kumanovë – 36, nga 25 raste në Manastir dhe Prilep, Ohër – 15, Tetovë – 13, Shtip – 10. Në Kavadar, Strumicë dhe Gjevgjeli janë regjistruan nga 9 raste. Në Veles, Gostivar dhe Strugë nga 8 raste. Në Kërçovë dhe Dibët nga 6 raste. Në Shën Nikollë 4, Vinicë – 3, në Koçani dhe Negotina nga 2 raste. Në Kriva Pallankë, Resnja, Berovë, Delçevë, dhe Bogdanci nga një rast.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 689 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 24 pacientë mes moshës 40 dhe 88 vjeçe.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 147.094, raste, prej të cilëve 122.810 janë shëruar, kurse 4.443 kanë ndërruar jetë. Vendi ka aktualisht 19.841 raste aktive me virusin korona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: