PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Panalbanian.com me 100 mijë vizitorë në pak muaj. Së shpejti vjen LOG podcast

, , , ,

Të dashur miq!

Po ju njoftoj se Panalbanian po fiton një popullaritet të shpejtë mes lexuesve shqiptarë jo vetëm në Finlandë dhe trojet shqiptare, por edhe kudo që ata ndodhen nëpër botë. Në fare pak muaj aktivitet statistikat tregojnë një rritje progresive të vizitorëve. Statistikat e WordPress treguan dje pasdite, me 18 dhjetor 2021, se numri i vizitorëve në adresën elektronike panalbanian.com ka kaluar mbi 100 mijë vetë.

Mbi 85 përqind e vizitorëve janë nga Finlanda, ndërsa pjesa tjetër që vizitojnë rregullisht janë nga Shqipëria, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Irlandë. Suedia, Italia, Greqia, Norvegjia, Francë, Belgjikë, Australi. Maqedonia, Serbia, Turqia, Tailanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, etj.

Panalbanian.com është burimi i vetëm informativ në gjuhën shqipe në Finlandë. Panalbanian.com nuk është në shërbim të asnjë forcë politike, shteti, qeverie, apo individi. Nuk është e sponsorizuar nga askush tjetër në planet. Është pjesë e një projekti mediatik me qendër në Helsinki, të ideuar, paguar dhe realizuar nga unë, Artur Kopani, për t’i shërbyer bashkatdhetarëve të mi.

E bëj, sepse besoj se përmes informimit korrekt dhe profesional bashkëkombasit e mi në Finlandë mund të jenë në gjendje të marrin vendimet e duhura për veten dhe familjet e tyre, si edhe të jenë më të suksesshëm ne realizimin e aspiratave të tyre. Për ata që nuk jetojnë në Finlandë, besoj se ky projekt i ka ndihmuar të njihen me praktikat, zgjidhjet dhe eksperiencat më të mira të vendit nordik, që është një histori botërore suksesi për mirëqënien që i ofron qytetarëve më të lumtur të botës.

I detyroj një falenderim të madh Ndrek Gjinit, mikut tim të rinisë së hershme në vendlindjen time, Fushë Arrëz të Pukës. Poeti, përkthyesi dhe gazetari i njohur në rrethet intelektuale të Tiranës, por edhe të Irlandës ku jeton dhe krijon prej 20 vitesh ka bërë të gjithë realizimin grafik të panalbanian.com.

Këto ditë jam në finalizimin e një programi audio, podcast, i titulluar LOG, sikurse ka qenë titulluar edhe emisioni që kam drejtuar nga viti 2008 në vitin 2013, në transmetuesin publik shqiptar, RTSH. Ky podcast do të jetë në gjuhën shqipe dhe angleze, ku do të trajtohen tema të jetës së përditshme.

Gjithë të mirat!

Artur Kopani

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *