fbpx

VV fiton thellë, Mustafa largohet

VV fiton thellë, Mustafa largohet

Zgjedhjet e së dielës në Kosovë kanë tashmë nje fitues të qartë: Vetëvendosjen e cila udhëheq me afro 48 për qind. Faktorët kryesorë politikë në Kosovë dhe në Shqipëri kanë uruar kryetarin Albin Kurti për fitoren e thellë dhe kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar për reformat në vend dhe për njohjen ndërkombëtare.

Gjithsesi mes faktorit ndërkombëtar dhe analizave mediatike vërehet shqetësimi se a do të jetë Kurti njësoj i ngurtë dhe dogmatik për të bashkëpunuar e dialoguar brenda dhe jashtë vendit për interesat kombëtare.

Deputetja liberale gjermane Renata Alt u shpreh për mediat se “Nëse Vetëvendosja nuk do që pas optimizmit të madh të vijë zhgënjimi i madh, duhet që ajo të çlirohet nga kursi ideologjik dhe të ndjekë dialogun. Kjo është e pazëvendësueshme edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për një marrëdhënie të besueshme me diplomatët europianë.” Njëherësh ajo pranoi se ”BE ka në të njëjtën masë përgjegjësinë për të realizuar liberalizimin shumë të vonuar të vizave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: