fbpx

Shqipëri, 12 humbje jete nga virusi

Shqipëri, 12 humbje jete nga virusi

TIRANË – Përkeqësohet situata e Covid në Shqipëri krahasuar me një ditë më parë. Nga 3885 testime, ministria e Shëndetësisë ka raportuar 1088 raste të reja dhe 12 humbje jete për 24 orët e fundit në vendin tonë.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 35-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, thotë ministria

Ndërkaq janë shëruar 781 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 56,764 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht sipas ministrisë në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: