Maqedoni e Veriut, 13 të vdekur e 180 të infektuar

Maqedoni e Veriut, 13 të vdekur e 180 të infektuar
SHKUP – Maqedonia e Veriut ndërkohë që pret të nisë së shpejti procesin e vaksinimit, regjistron rënie të rasteve të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 1.814 testime të kryera 180 persona kanë rezultuar të infektuar.
Nga ana tjetër shqetësuese mbetet numri i lartë i viktimave pasi ditën e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë të moshës 59-89 vjeç.
Që prej nisjes së pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 2.989 viktima ndërsa numri i të prekurve i ka kaluar 97 mijë vetë.