PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

LDK do të ketë kryetarin e ri në muajin Mars

, ,

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha sot se “pret që deri ka mesi i muajit mars të kryhen zgjedhjet e brendshme në LDK”.

Mustafa tha se ende “Nuk kemi caktuar datë. Afati më i largët i mbledhjes është 60 ditë por ne nuk do ta presim 60 ditëshin, do të bëjmë përpjekje që më së largu në mesin e marsit ta mbyllim këtë proces”, ka thënë më tutje ai.

Mustafa, duke shpjeguar humbjen dhe vendin e tretë në skenën politike tha se ka pasur një shkuarje të votuesve të partisë së tij drejt LVV-se dhe jo nje votë në drejtim të Vjosa Osmanit, ish-drejtueses së lartë të LDK-së.

“Për mua është vështirë që të përgjigjem sepse nuk e kemi pritur askund dhe në asnjë vend këtë rezultat. Nuk kemi pas as një vlerësim të tillë gjatë fushatës që e kemi bërë në tërë Kosovën. Ka ndodhur një rrëshqitje e votës dhe qytetarët mund ta dinë se pse e kanë bërë atë”, ka thënë më tutje ai.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *