fbpx

7 viktima dhe 347 raste të reja. Fillon vaksinimi

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 2.383 teste të kryera janë regjistruar 347 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 168 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar gjithsej 97.779 raste, prej të cilëve 88.469 janë shëruar, kurse 3.010 kanë ndërruar jetë.

Vendi aktualisht ka 6.324 raste aktive, ndërsa që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë realizuar 492374 testime.

Ndërkaq sot në Maqedoninë e Veriut ka filluar procesi i vaksinimit të popullit me vaksinën kundër COVID-19.

Personat e parë u vaksinuan janë personel shëndetësor. Menjëherë pas ata vaksinës deklaruan se ndjehen mirë. Për një periudhë prej 7-10 ditëve do të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: