PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

18 të vdekur. Meta-qeverisë: Kjo është kriminale

, , ,

Gjatë 24 orëve t]e fundit, 18 persona kanë gjetur vdekjen n]e Shqip]eri si pasojë e koronavirusit, ndërsa numri i të infektuarve është rritur sërish krahasuar me ditët e fundit, duke tejkaluar shifrën e 1 mijë personave.

I lartë vazhdon të mbetet edhe numri i personave të shtruar në spital. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 585 persona janë të shtruar në spitalet covid, nga të cilët 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Nisur nga përkeqësimi i situatës, Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj qeverisë. Duke theksuar se masat aktuale nuk po japin efekt, kreu i shtetet shprehet se situata po rëndohet ndjeshëm duke shkuar drejt një katastrofe kombëtare.

“Nevojitet një strategji e re, gjithëpërfshirëse dhe e ndërtuar mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda dhe jashtë vendit”, thekson kreu i shtetit.

Presidenti thotë se është kriminale të bëhet sehir me rastet e shtuara dhe humbjet e jetëve duke i trajtuar si statistikë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *