fbpx

Vazhdojnë vaksinimet në Kosovë dhe Maqedoni

Kosova

Shtatë viktima të reja nga sëmundja COVID-19 janë shënuar të premten në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Në laboratorët publikë dhe privatë janë testuar 4.487 mostra, nga rezultatet e të cilave janë regjistruar edhe 684 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri.

Nga sëmundja llogaritet të jenë shëruar edhe 702 pacientë, ndërsa raste aktive janë 14.095.

Në Kosovë rastet e para janë shënuar me 13 mars të vitit 2020. Që nga ajo kohë deri më 9 prill 2021 janë regjistruar 96.896 raste të të infektuarve. Prej tyre, 1.967 kanë vdekur ndërsa 80.834 janë shëruar.

Ndërkohë sot ka vazhduar vaksinimi i të moshuarëve mbi 80 vjec. Autoritetet raportuan në mesditë me shume se 300 të vaksinuar. Vaksinimi në Kosovë ka filluar me datën 29 të muajit të kaluar. Një ditë më parë ishte pranuar kontingjenti i parë i vaksinave “AstraZeneca” nga kompania COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Maqedonia e Veriut

Rreth 19 mijë qytetarë deri më sot janë vaksinuar kundër Kovid 19 ndërsa rreth 140 mijë të tjerë kanë shprehur interesim për tu imunizuar. Në A1 arenën në Shkup vazhdon vaksinimi i kategorive të rrezikuara. Pjestarët e ushtrisë dhe policisë tanimë janë vaksinuar, ndërkohë rrjedh vaksinimi i mësimdhënësve të cilët punojnë me prani fizike në Shkollë si dhe e punonjësve shëndetësorë.

Për momentin vaksinimi po bëhet me dozat e Astra&Zenecës tek moshat mbi 77 vjeç dhe me vaksinën ruse Sputnik V tek kategoria e të punësuarve në infrastrukturën shtetërore, e që konsiderohen se janë të rrezikuar nga infeksioni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: