fbpx

Tetë viktima dhe 345 raste të reja

Tetë viktima dhe 345 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tre raste të vdekjes u regjistruan në Gjilan dhe nga një në Kamenicë, Lipjan, Pejë, Prishtinë dhe Skënderaj.

Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit 3,208 mostrave. Kjo i bie që 10 për qind e të testuarve janë diagnostikuar me koronavirus.

Në 24-orëshin paraprak, sipas IKSHPK-së, 518 pacientë u shëruan nga koronavirusi. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 98,341, i viktimave në 1,996 dhe i të shëruarve në 82,582.

Numri i rasteve aktive është 13,763. Kosova, aktualisht, ka të kufizuar lëvizjen e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 dhe ka mbyllur veprimtarinë e gastronomisë – në mesin e disa masave të tjera për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: