PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Shumë të vdekur në Kosovë dhe Maqedoni

, , ,

Kosova

14 të vdekur dhe 701 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 737 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186.

Maqedoni e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.610 teste të kryera janë regjistruar 949 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 737 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar gjithsej 144.111 raste, prej të cilëve 119.683 janë shëruar, kurse 4322 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 20.106 raste aktive me virusin korona.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *