PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

SHBA-Kurtit: Do të ndihmojmë për të qenë i suksesshëm

, ,

Qeveria e Kosovës ka siguruar qartazi mbështetjen amerikane ende pa u votuar ne parlament. Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka zhvilluar sot një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ekipin e tij.

Lajmi mbi takimin bëhet me dije nga vetë kryediplomati amerikan përmes një postimi në “Twitter”, ku theksohet se SHBA është e përkushtuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme.

“Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe ekipin e tij, në kuadër të një serie diskutimesh për prioritetet e përbashkëta SHBA-Kosovë. Ne mbetemi të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme për të qenë të suksesshëm dhe për të siguruar vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar. Diskutimet e sotme u fokusuan në investimet dhe shpërndarjen e energjisë, përfshirë edhe opsionet e ripërtrirjes dhe qëndrueshmërisë që do të nxis rritjen ekonomike të Kosovës në të ardhmen”, thuhet në njoftimin në “Twitter”.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *