PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Sekuestrohet kokainë me vlerë 6 miliardë Euro në Kosovë

, ,

Policia e Kosovës ka bllokuar sot një sasi të madhe droge në qytetin e Lipjanit. Sasia e sekuestruar prej 2 tonë e 200 kilogram e kokainës kap vlerën e 6 miliardë eurove.

Operacioni  u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane, sikurse e ka konfirmuar edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook.

“Sot gjatë një aksioni të koordinuar me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë. Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre”, shkruan Sveçla.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia. Kamioni i kuq me targë 01 263 OD ka qenë më banane. Kjo është hera e tretë që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *