PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Osmani përkrah Erdoganit kërkon liberalizim vizash me BE

, , ,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Turqi ku po merr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

“Me ftesë të nikoqirit të sivjetëm, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Erdogan, po marr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Në fjalimin tim para përfaqësuesve të vendeve anëtarë të këtij forumi, kam folur mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal. Ndër të tjera, kam theksuar se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm, por edhe i mundur, nëse mbështetet në njohjen dhe respektimin e njëri-tjetrit”, tha presidentja e shtetit.

Tutje, Osmani ka thënë se iu ka bërë thirrje vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë.

“Sic po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave.

Sot ndërkaq fillon Antalya Diplomatic Forum, ku së bashku me Presidentë, Kryeministra e Ministra nga shumë vende të botës do të diskutojmë një sërë temash, nga sfidat e pandemisë e deri te sfidat e qeverisjes globale”, ka shkruar Osmani.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *