PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

LDK zgjedh kryesinë: Veliu, Rugova dhe Hyseni mbeten jashtë

,

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka zgjedhur strukturat e reja të partisë. LDK nën drejtimin e kryetarit Lumir Abdixhiku do të ketë katër nënkryetarë: Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, ndërsa Imri Ahmeti është zgjedhur në pozitën e sekretarit.

Ndërkohë janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në listën e personave që janë zgjedhur si anëtarë të kryesisë së re të LDK’së mungojnë emra të disa prej figurave të vjetra të LDK’së, siç janë: Agim Veliu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi. Jashtë ka mbetur edhe kreu i Degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu.

Këta janë anëtarët e rinj të Kryesisë: Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Sibel Halimi, Doruntinë Maloku, Ekrem Hyseni, Ardian Shala, Xhafer Tahiri, Alban Zogaj, Vlora Dumoshi, Safet Kamberi, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Sokol Haliti, Teuta Sahatqija, Valon Murtezaj, Besian Mustafa, Lutfi Zharku, Muhamet Hamiti,  Faton Bislimi, Rrezarta Krasniqi, Ilir Ferati, Besa Gaxherri, kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi dhe kryetari i Forumit Rinor, Fidan Rekaliu.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *