fbpx

Kurti tërhiqet. Tani të zgjedhim presidenten, ligjin e zgjedhjeve me opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u tërhoq sot nga nisma e njëanshme për të ndryshuar ligjin e zgjedhjeve, pas kundërshtimit në bllok të opozitës dhe kushtëzimit të hapur të LDK-së se nuk do të votojë për Presidenten pa tërheqjen e ligjit.  Këtë vendim e komunikoi për mediat ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe pretendenten për presidente Vjosa Osmanin.

Në komunikatën për mediat mes të tjerash thuhet se: “Për ta krijuar një atmosferë të domosdoshme mirëbesimi para se të hyjmë në këtë proces, ata më premtuan dhe garantuan që gjithçka ka të bëjë me ligjin për zgjedhjet do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimi mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do ta bëjmë dhe përmbyllim reformën zgjedhore. Kështu që, pas vullnetit të qartë që e shprehu mbrëmë opozita me votën e tyre në Kuvendin e Kosovës, nuk mbetet tjetër veçse të sigurohemi që mazhoranca e Kuvendit të garantojë që mos bëjë asnjë veprim pa u konsultuar me opozitën në këtë aspekt, kurse opozita që nuk do ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentin, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të përsëritura”.

Eshtë njoftuar mbledhja e kryesisë së kuvendit dhe nëse bihet dakord parlamenti do të mbodhet në ora 18.00 për të votuar kandidaturat e prezantuara për President. Përballë Vjosa Osmanit do të jetë një anëtar i lëvizjes së saj politike. Ligji e kërkon që palamenti duhet të zgjedhë Presidentin e ardhshëm ndër të paktën dy kandidatë që plotësojnë kriteret.

Votimi për presidentin dështoi dje pasi Vetvendosja këmbënguli që të votonte ndryshimin në ligjin pë Zgjedhjet, pavarësisht kushtëzimit të deputetëve të LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: