fbpx

Kurti: Do ta rishikoj marrëveshjen e Uashingtonit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka shprehur synimin e tij për të rishikuar marrëveshjen e Uashingtonit të arritur pak muaj më parë mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e ish Presidentit Donald Trump. Në një intervistë dhënë për transmetuesin publik “BBC”, Kurti u shpreh se “Unë kurrë nuk kam parë një marrëveshje në jetën time me një tekst kaq të shkurtët. Ne duhet të ulemi me presidentin Biden dhe administratën e tij dhe të kontrollojmë se cili është sfondi i këtyre pikave sepse ka shumë paqartësi”.

Pavarësisht kritikave dhe thirrjeve të BE-së, kandidati për kryeministër i Kosovës përsërit se dialogu me Serbinë nuk do të jetë ndër përparësitë e tij të para. Kurti ka shpjeguar se do të punojë në atë që duan qytetarët e Kosovës, pavarësisht nëse ata janë shqiptarë apo serbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: