fbpx

Kosova raporton 153 raste të reja dhe një viktimë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të shtunën se ka regjistruar një të vdekur dhe 153 raste të reja me sëmundjen COVID-19.

“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga Komuna e Mitrovicës (47 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2.784 mostrave apo 5.4 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me koronavirus. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 327 pacientë.

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 8 maj, 2021, Kosova ka regjistruar 106.345 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.203 pacientë kanë vdekur dhe 97.384 janë shëruar. Raste aktive janë 6.758.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: