fbpx

Kosova përjashton portierin Muriç nga ekipi kombëtar

TOPSHOT - Czech Republic's midfielder Tomas Soucek and Kosovo's goalkeeper Arijanet Muric vie for the ball during the UEFA Euro 2020 Group A qualification football match between the Czech Republic and Kosovo in Plzen, Czech Republic on November 14, 2019. (Photo by MILAN KAMMERMAYER / AFP) (Photo by MILAN KAMMERMAYER/AFP via Getty Images)

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar sot përjashtimin nga ekipi kombëtar të portierit Arijanet Muriç. Në vendimin e publikuar thuhet se “futbollisti Arijanet Muriç largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore”.

Edhe pse Federata e Futbollit e Kosovës nuk e ka dhënë asnjë sqarim se për çfarë arsye disiplinore është përjashtuar Aro Muriç nga kombëtarja, burimet brenda saj thonë se kjo ka ardhur si rezultat i një përleshje në mes Aro Muriçit dhe Edon Zhegrovës. Sipas burimeve, në këtë incident ka qenë i përfshirë edhe dikush tjetër prej lojtarëve që ishte në anën e Zhegrovës.

Konflikti mes tyre ka ndodhur mbrëmë brenda kampit kosovar, ndërsa shtabi teknik dhe FFK-së i është dashur kohë për të analizuar situatën e krijuar në skuadër dhe për ta marrë një vendim për përjashtimin e Muriçit. Thuhet se që nga përleshja mes tyre është vërejtur një atmosferë jo e mirë brenda skuadrës.

Kjo nuk është hera e parë që Muriç tregohet i padisiplinuar. Vitin e kaluar në grumbullimin e Kosovës në ndeshjet e tetorit u publikuan foto, ku Muriç shihej me një vajzë në hotelin ku qëndronte përfaqësuesja e Kosovës, derisa kishin festuar edhe me disa pije, në kohën kur koronavirusi ishte prezent.

Kosova kështu humb portierin e parë në këto ndeshje, teksa në dispozicion i ka edhe tre të tjerë. Samir Ujkani, Visar Bekaj dhe Betim Halimi janë portierët tjerë të Kosovës. Kosova luan nesër ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse më pas nis garën për kualifikim në Kampionatin Botëror me ndeshjet ndaj Suedisë dhe Spanjës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: