fbpx

Kosova numëron vetëm 18 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar 18 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,325 mostrave.

Përgjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 2 qershor janë shëruar 239 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 1,822.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,447 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,243 kanë vdekur.

Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 69.686 persona.

Gjiganti farmaceutik Pfizer ka konfirmuar 29 maj për Radion Evropa e Lirë, marrëveshjen e arritur me Qeverinë e Kosovës për furnizim me vaksina kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Megjithatë në përgjigje janë ofruar pak detaje mbi marrëveshjen.

Me 28 maj, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë të premten përmes një postimi në Twitter se këto doza vaksinash do të dërgohen në Kosovë deri në fund të vitit.

Kjo është kontrata e parë që Kosova ka arritur të nënshkruajë me ndonjë kompani farmaceutike për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: