fbpx

Kosova mori 1 miliard Euro nga diaspora

Kosova mori 1 miliard Euro nga diaspora

PRISHTINË – Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, tha se sektori bankar ka pasur dhe vazhdon ta ketë rolin e saj në rimëkëmbjen ekonomike.

Mehmeti u shpreh se pavarësisht pandemisë remitencat kanë vazhduar trendin rritës. “Remitencat vjet arritën vlerën afër 1 miliard euro.“

”Masat kufizuese nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e pandemisë ka ndikuar që të dobësohet aftësia paguese e të gjithë qytetarëve dhe bizneseve, në të njëjtën kohë kjo ka ndikuar që të kemi edhe rënie të investimeve”, deklaroi Mehmeti. (RTK)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: