PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kosova dhe Maqedonia e Veriut vendosin shtetrrethimin

, , ,

Situata e rënduar e pandemisë së koronavirusit detyroi sot qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të marrin masa të forta të vendosjes së shtetrrethimit për dy javët e ardhshme. Shqipëria, pavarësisht gjendjes jo të mirë, e mbërthyer në fushatën elektorale nuk duket se ka shans të aplikojë masa të tilla.

Kosova

Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri më 18 prill. Tashmë këtë vendim e ka marrë Qeveria e Kosovës, si masë për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Në vendimin e masave të reja është edhe ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 21:00 deri në 05:00, përjashtim bëjnë rastet emergjente.

Masat e reja i ka kumtuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas mbledhjes së Qeverisë në konferencën për shtyp me gazetarët.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Po ashtu të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Maqedoni e Veriut

Shtrëngohen masat anti-Kovid. Qeveria ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive që ora policore të fillojë nga ora 20 deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa nga e mërkura mbyllen lokalet, objektet hotelierike, gastronomitë, klubet, fitnes qendrat, grumbullimet, punëtoritë, konferencat dhe bastoret. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe kjo masë do të zgjasë deri më 20 prill dhe ka për qëllim kontrollimin e pandemisë para festave fetare që pasojnë.

Konsiderojmë se festat që pasojnë mundet në mënyrë plotësuese ta rendojnë pasqyrën epidemiologjike dhe nuk mund të lejojmë një rëndesë shtesë të sistemin shëndetësorë që më pas të mos mund ta menaxhojmë. Për këtë arsye propozohen masat që pasqyra epidemiologjie në vend të arrijë stabilitetin e duhur”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Kryetari i KSI-së, Zharko Karaxhoski thotë se situata epidemiologjike është jo e siguritë dhe se këto masa si fillim kanë për qëllim qetësimin e shpërndarjes së pandemisë dhe të ruajtjen personelit mjekësor. Sipas tij në 5 qytete faktori R është mes 0.9 dhe 1.84, ndërsa në qytetet tjera paraqitëset pasqyrë më e lehtë epidemiologjike.

Virusi nuk është i njëjti ai i nëntorit. Numri i personave të hospitalizuarve dallon nga ai i nëntorit. Nëse atëherë ministrit Filipçe i thamë se 1.100-1.200 raste në ditë mund t’i përballojmë, në tri javët e fundit ka pasur një bum të rasteve pozitive. Probabiliteti është sjell nga 1200-1300″, theksoi Zharko Karaxhoski, kryetar i KSI-së.

Javën që lamë pas vendi ka regjistruar rreth 8.000 raste të reja me Kovid-19 dhe 265 viktima. Momentalisht janë mbi 20 mijë raste aktive.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *