Kosova dërgon kontigjentin e saj në Poloni përkrah amerikanëve

Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës do të dërgojë në Poloni një kontigjent me pjesëtarë të saj për një mision.

Ai ka deklaruar se janë duke punuar për të shikuar pjesëmarrjen edhe në misione të tjera.

“Pas përmbylljes së misionit të parë jashtë vendit, paralelisht për një periudhë kohore jemi në proces të krijimit të relatave dhe marrëveshjes për dërgimin e kontigjentit të ri me ushtarë në misione jashtë vendit, në Poloni, në kuadër të komandës amerikane për Evropë”, ka thënë Isufi në Info Magazine.

“Por jemi në proces edhe të analizës dhe vlerësimit edhe për misone tjera jashtë vendit”, shtoi ai./RTK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: