fbpx

Këtë javë Kosova dërgon misionin e parë paqeruajtës

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës pritet të nisen këtë javë për në misionin e parë paqeruajtës në botë, të cilin do ta realizojnë krah ushtrisë amerikane. Lajmin e bëri të ditur presidentja në detyrë, Vjosa Osmani gjatë ceremonive për përvjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Osmani vlerësoi se ushtarët e FSK-në tani e kanë përpara misionin fisnik që dikur e kishte Adem Jashari, atë të ruajtjes së Kosovës.

Osmani në përshëndetjen e saj tha se “Këtë javë ushtarakët tanë do t’i përcjellim për misionin e parë paqeruajtës bashkë me forcat e Gardës së Iowa-s. Ju do ta nderoni emrin e ushtrisë sonë sikurse edhe emri ne shtetit të Republikës së Kosovës. Krah miqëve tanë amerikanë ju po bëni historinë tonë të re, të shtetit që kontribuon në paqen globale”, tha Osmani. Osmani tha se anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i shtetit të Kosovës.

Parakalimi i kuadrateve të FSK-në në kazermën “Adem Jashari”, shënon fillimin e aktiviteteve që mbahen për nderë të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, më 5,6 dhe që kulmon më 7 mars në ndezjen e flakadanëve në atë që njihet si “Nata e Zjarreve”, në Prekaz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: