PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Gjermania & Franca: Shpejtoni në krijimin e qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit

, ,

Gjermania dhe Franca i bë thirrje sot klasës politike në Kosovë për formimin e shpejtë të Qeverisë së re, si dhe zgjedhjen e presidentit.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde në një postim në Twitter, deklaroi se “Gjermania dhe Franca urojnë qytetarët e Kosovës, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, sapo të certifikohen rezultatet”.

“Gjermania dhe Franca janë të gatshëm të mbështesin vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mes Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian të të dyja vendeve”, tha Rohde.

Ambasadori gjerman tha se dy shtetet kryesore të BE-së do të mbështesin një axhendë ambicioze të reformave, duke përfshirë forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Së bashku me Bashkimin Evropian në Kosovë ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19”, shkruar Rohde në Twitter.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *