PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Gjermania angazhohet sërish për liberalizimin e vizave

, ,

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se idetë për ndryshim të kufijve në rajonin ballkanik janë jorealiste dhe të rrezikshme. Pas takimit me Vjosa Osmanin, Maas tha se rivizatimi i kufijve janë edhe ide të rrezikshme, siç u shfaqën së fundi.

“Unë sot kam theksuar mbështetjen tonë të pakusht për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë kam dëgjuar edhe temat që janë të rëndësishme për njerëzit në Kosovën në këtë proces. BE mund të jap kontribut që këto çështje të zgjidhen. Idetë dhe çështjet që janë shprehur kohët të fundit se çështjet mund të zgjidhen me vizatim të vijave janë jo realiste dhe ide të rrezikshme. Ne e konsiderojmë edhe idenë të rrezikshme”, tha ai.

Përmes një konference për medie, Maas premtoi edhe mbështetje ndaj Kosovës që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë. “Unë i kam shprehur presidentes edhe një se qëndrimi i qeverisë së Gjemranisë është shumë i qartë se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. Ne do të angazhohemi që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë për Kosovën”, tha ai.

Ndërkohë tha se javën e ardhshme platformës COVAX do t’i shtohen edhe 100 mijë doza të reja. “Kontingjentit të platformës COVAX në javën e ardhshme atyre do t ‘i shtohen edhe 100 mijë doza të tjera. Ne do t’i mbështesim edhe më tej që ju ta vaksinoni popullsisë tuaj”, u shpreh ai.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Heiko Maas në lidhje me një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, tha se njohja e Kosovës nga Serbia është një nga elemente e zgjidhjes.

Ai, tha se në dialog duhet të ketë kompromise. “Njohja e Kosovës do të jetë një nga elementet e zgjidhjes, përndryshe nuk do të realizohet. Duhet të ketë kompromise. Nuk dua të vë vija të kuqe, por e di që për rrethana historike do të jetë e vështirë dhe nuk dua ta ngarkoj procesin më tej. Dëshirojë që në fund të dialogut të ketë zgjidhje”, u shpreh ai.

Ai, gjithashtu tha se në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka dëgjuar kërkesat e qytetarëve të Kosovës në lidhje me dialogun me Serbinë dhe se të njëjtat do t’i përcjell tek i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Unë kam fiksuar mbështetjen të pakusht për dialogun dhe normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë. Kam dëgjuar temat që janë të rëndësishme për qytetarët në Kosovë dhe do t’i marrë me vete dhe këto t’ia përcjell Lajçak. BE mund të jap kontribut që këto çështje të zgjidhen”, u shpreh ai.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *