fbpx

Bie ndjeshëm numri i të infektuarëve në Kosovë dhe Maqedoni

Një viktimë dhe 25 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të hënën në Kosovë. Viktima u regjistrua në Komunën e Istogut, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Pas testimit të 2,333 mostrave rezultoi se 25 nga të testuarit kanë dalë pozitivë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 106,939, ndërsa i viktimave 2,226.

Në total, 99,824 pacientë janë shëruar nga koronavirusi – 196 prej tyre në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 4,889.

Maqedoni e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1314 teste të kryera janë regjistruar 27 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 dhe atë në Shkup-19, nga 2 në Prilep, Shtip dhe Vinicë, nga 1 në Strugë dhe Koçanë. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 192 persona të shëruar dhe 19 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin. Numri më i lartë i viktimave është regjistruar në Shkup, gjithsejtë 7 persona, 3 në Tetovë, nga 2 në Prilep, Shtip dhe Vinicë. Ndërsa në Vinicë dhe Koçanë janë regjistruar nga 1 viktimë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: