PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Zemra e liderit të opozitës nuk “e përballon” sa duhet fitoren

,

Festimet e fitorës së fundit në zgjedhjet lokale duket se nuk se nuk janë përballuar aq mirë nga zemra e liderit të opozitës në Finlandë.

Kreu i Partisë së Koalicionit Kombëtar të opozitës (Kokoomus), Petteri Orpo, do të jetë në pushim mjekësor deri në fund të korrikut.

Ai iu nënshtrua një angioplastike me baloon në Spitalin Meilahti të Helsinkit të Mërkurën. Operacioni thuhet se ka shkuar mirë.

Orpo kërkoi kujdes mjekësor të Mërkurën pasi nuk ndihej mirë. Mjekët thanë se gjetën një bllokim në një venë anësore të një arterie koronare, por që nuk kishte shkaktuar dëme të përhershme në zemër.

Orpo do të dalë nga spitali sot, të enjten.

Orpo, 51 vjeç, ka qenë deputet që nga viti 2007 dhe kryetar partie që nga viti 2016. Ai ka mbajtur tre pozicione në qeveri midis 2014 dhe 2019, duke shërbyer si ministër i financave, ministër i brendshëm dhe ministër i bujqësisë dhe pylltarisë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *