fbpx

Vrasje tek Stacioni Qendror i Trenit. Arrestohen 6 adoleshentë të huaj

Gjashtë persona janë arrestuar nën akuzën e vrasjes. Ata janë midis 16 dhe 17 vjeç. Policia po heton vrasjen e ndodhur në Stacionin Qendror të Helsinkit të hënën në mbrëmje. Jukka Larkio, drejtori i hetimit, komisioneri i krimit, tha se dy grupe të rinjsh patën një sherr në oborrin e brendshëm të stacionit, pranë platformave në orën nëntë e gjysmë të mbrëmjes.

Njëri grup prej tre personash ishte nisur të largohej në drejtim të platformave 1 dhe 2, kur grupi tjetër prej gjashtë personash i ndoqi nga pas. Me të arritur në tunelin e nënkalimit, të dy grupet filluan një përplasje të ashpër me njëri-tjetrin. Sipas policisë, palët në sherr kishin kryesisht prejardhje të huaj.

Gjatë përleshjes, një burrë 24-vjeçar nga grupi prej tre personash u godit me thikë. Viktima vdiq nga plagët e marra, menjëherë pasi patrulla e parë e policisë arriti në vendin e ngjarjes.

Anëtarët e grupit prej 6 personash, u larguan sapo panë se çfarë kishin bërë ndaj 24 vjeçarit. Policia kapi shumicën e tyre, menjëherë pas aktit, në stacionin e Malmit.

Sipas Drejtorit të Hetimit Jukka Larkio, është për t’u habitur me këtë ngjarje që duket se nuk ka ndonjë motiv të fortë për përdorimin e dhunës. Akti filloi nga një çështje krejtësisht e parëndësishme. Sipas Larkio, hetimi i të dyshuarve do të fillojë sot, e martë. Vepra kryesore e akuzës është vrasja, por çështja do të hetohet me hollësi.

Hetimi paraprak i çështjes është në fillim, kështu që rrjedha e ngjarjeve vetëm po sqarohet. Policia pyet ata që kanë informacion të shkruajnë e-mail tek adresa: vakivaltarikosyksikko.helsinki@poliisi.fi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: