Votoni 317 në rajonin e Turkut! Agon Gërmizaj, intelektuali në shërbim të komunitetit

Agon Gërmizaj jeton dhe vepron në qytetin e Turkut të Finlandës që nga viti 2007. Ka lindur në Prishtinë dhe është rritur në Prizren. Flet gjashtë gjuhë të ndryshme.

Ka mbaruar studimet për etnologji dhe është diplomuar etnolog në Universitetin e Prishtinës.

Pas shpërnguljes në Finlandë, vazhdoi studimet në fushën e teknologjisë informative dhe në vitin 2012 u diplomua për komunikimet audiovizuale dhe që nga ajo kohë punon si web-designer. 

Agon ka bërë punë të ndryshme në jetë, si gazetar, web designer, por edhe kuzhinier, kamarier. Gjithashtu ka luajtur futboll dhe ka aktruar në disa role në filma të shkurtër. Prej vitit 2013 drejton dhe zhvillon biznesin e tij në rajonin e Turkut.

Njëherësh prej viti 2012, sukrse e thotë vetë bën “punën më të çmuar në botë, atë të babait”!

1. Çfarë janë zgjedhjet rajonale dhe pse është e rëndësishme të shkosh për të votuar në to?

Deri më tani, komunat kanë qenë përgjegjëse për organizimin e shërbimeve të mirëqenies sociale, të kujdesit shëndetësor dhe të shpëtimit. Nga viti 2023 ato do të jenë në përgjegjësi të rajoneve të mirëqenies. Rajonet e mirëqenies janë autonome dhe kuvendi i tyre e ka fuqinë më të lartë të vendimarrjes në çështjet e rajonit përkatës. Zonat e mirëqenies janë 21.

Zgjedhjet rajonale kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme që prekin jetën e përditshme të secilit prej nesh, prandaj është shumë e rendësishme të dilet dhe të votohet. Delegatët e zgjedhur në zgjedhjet rajonale do të vendosin për organizimin e shërbimeve shëndetësore, sociale dhe të shpëtimit në zonat e mirëqenies. Qytetarët duhet ta përdorin votën për shërbime sa më efikase sociale dhe shëndetësore sepse janë zgjedhje shumë të rëndësishme për të ne!

2. Pse mendon se shqiptarët duhet të votojnë për ju dhe forcën politike që përfaqëson?

Në Finlandë i kam kaluar të gjitha fazat e integrimit të parapara për imigrantët. Qëllimi im ka qenë gjithmonë që të jem shembull i komunitet shqiptar në Turku dhe besoj se këtë e kam arritur me punë dhe dinjitet. Kam qenë i integruar gjatë tërë kohës sime në Finland, sikurse në komunitetin finlandez, po ashtu edhe në të gjitha komunitete tjera të Turkut.

Besoj fuqimishëm që nëse kemi qëndrime pozitive për vendin ku jetojmë, atëherë gjithçka është e mundur për të arritur deri te qëllimi. Mundësitë janë pafund.

E gjithë përvojën time dhe dituri që më është akumuluar gjatë viteve tani dëshiroj ta ofrojë edhe në politikë.

Partia që unë përfaqësojë do të jetë një kritike shumë e ashpër gjatë gjithë kohës për parregullsitë që po bëhen në këto reforma dhe ndryshimet rajonale në shëndetësi!  Liike Nyt (Lëviz tani) nuk e pranon planin e ofruar për reformat në shëndetësi dhe shërbime sociale, sepse paratë e parapara shkojnë për administratën, jo për kujdesin dhe shërbimet. Ne mendojmë se ka shumë zona të mirëqenjes dhe numri i tyre duhet të reduktohet. Rajonet kanë mjedise të ndryshme operimi dhe mundësi ekonomike, për këtë arsye ato nuk mund të përfitojnë nga trajtimi i barabartë tatimor. Tatimi rajonal nuk duhet të implementohet. Ideologjia e qeverisë së majtë po largon kompanitë private nga shërbimet. Ne besojmë se kujdesi për të moshuarit duhej t’u lihej bashkive, pasi bashkitë i njohin më së miri ata.

Partia Liike Nyt (Lëviz tani) ka në programin e saj modelin e mjekut familjar! 

Modeli i mjekut familjar përdoret në disa vende të Evropës Perëndimore. Ideja e modelit është që mjeku i familjes ta njohë pacientin në tërësi dhe si pjesë të komunitetit të pacientëve të tij. Mjeku i familjes është në gjendje të sqaroj gjerësisht faktorët kryesorëe të simptomave. Familja dhe i gjithë trungu familjar mund të luajnë një rol të madh në rjedhën e shumë sëmundjeve, prandaj modeli i mjekut familjar duhet luaj një rol kyç në përmisimin e shërmbimeve shëndetësore.

Përparësitë më domethënëse të modelit të mjekut të familjes janë se pacienti merr trajtim të plotë dhe kursen vizitat e panevojshme te mjeku. Përveç kësaj, kjo sjell kursime si për pacientin ashtu edhe për sistemin e kujdesit shëndetësor. Modeli i mjekut të përgjithshëm funksionon mirë edhe nga perspektiva të kujdesit parandalues.

3. Mendon se një perfaqësues i huaj ka ndonjë mundësi reale të mbrojë interesat e komunitetit të tij, kur dihet se mjedisi politik nuk ështe aq favorizues për imigrantët, sidomos kur vjen fjala ndër forcat e opozitës aktuale?

Më pëlqen kjo pyetje! Për momentin nuk ekziston ndonjë politikan që duket se është i zëshëm për komunitetet dhe po ashtu numri i atyre që nuk janë të zëshëm është shumë i vogël. Nevoja dhe mundësitë për të mbrojtur të drejtat janë të mëdha, por ata që janë për t’i mborjtur këto të drejtat nuk po e bëjnë punën si duhet, sepse ka shumë parregullsi dhe diskriminim nëpër komunitete.

Një ndër brengat e mija janë radhët e gjata të pritjes për lejeqëndrime. Nuk kam ndëgjuar ndonjëjherë ndonjërin nga këta politikanë imigrantë që duhej të mbronin të drejtat tona të flasin për këto gjëra. Kritikat i bëjnë vetëm finlandezët dhe jo imigrantët, mendoj se duhej të ndodhte e kundërta.

Problemi tjetër aktual dhe që përkon edhe me zgjedhjet rajonale është ai i pritjes për të marë trajtime shëndetësore, ky problem prek po ashtu edhe vetë finlandezët. Kjo dukuri negative me kalimin e kohës po bëhet edhe më problematike.

Sa i përket favorizimit të imigrantëve në mjedisin politik mendoj se faji nuk duhet të kërkohet te komuniteti finlandez, sepse Finlanda është vendi i mundësive dhe të drejtat e imigrantëve janë në nivelin e duhur. Ne duhet të dijmë t’i shfrytëzojmë mundësitë që na ofrohen. Vetëdija, kualifikimi dhe aftësia janë veti kyçe në avancimin e një individi në mjedisin politik. Nëse politikani e arrin nivelin e duhur për të depërtuar, nuk besoj se do të dilte njeri për ta penguar, perkundrazi ai do të favorizohej sepse politikës finlandeze i nevojiten politikanë të zëshëm që mbrojnë interesat e imigrantëve.

4. Cili është mendimi juaj për Panalbanianan.com dhe cilat çështje do të doje të ishin më të fokusuara në editorialin tonë?

Mendoj se portali i Panalbanian.com – sa i takon përmbajtjes – është një nga portalet më profesionalë të të huajve që kam parë ndonjëhere në 14 vitet e mia në Finlandë. Personalisht inormohem nga mediat finlandeze por kur u njoftova me Panalbanian.com, shumicën e informacionit e marr edhe nga aty, sepse janë informacione të shpejta dhe me shumë kualitet. Të faleminderit Artur, për kontributin që po bën për ne shqiptarët. Shpresoj të mos lodhesh asnjëherë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: