PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Video. Avionët Hornet lëshojnë bombën. Ushtria po stërvitet në mbarë Finlandën

,

Avionët gjuajtës Hornet të Forcave Ajrore aktualisht po marrin pjesë në stërvitjet luftarake në Njësitet Përgatititore teë Forcave Ajrore.

– Si pjesë e stërvitjes së njësiteve të emergjencës @FinnishAirForce F / A-18 Hornet bëri një lëshim ajër-tokë me një bombë JDAM (Joint Direct Attack Munition) në një objektiv (Kouvola) në poligonin e qitjes Pahkajärvi, njoftuan forcat tokësore në Twitter.

Ju mund të shikoni videon e hedhjes së bombës drejt targetit duke klikuar në këtë link:

https://twitter.com/Maavoimat/status/1486610000936148993?ref_src=twsrc%5Etfw

Forcat e Mbrojtjes aktualisht janë duke zhvilluar disa stërvitje në të gjithë Finlandën, të cilat mund të shihen dhe dëgjohen në çdo vend.

Një stërvitje e Regjimentit të Gardës Jaeger po zhvillohet në Zonën Metropolitane të Helsinkit me pjesëmarrjen e gjuajtësve Hornet të Forcave Ajrore. Në zonat Kainuu, Verilindore dhe Lapland, Brigada Kainuu dhe Brigada Jaeger do të marrin pjesë në stërvitjen Ryske 22. Njësia e kontingjentit të Brigadës Kareliane janë në proces trajnimi në rajonet Mikkeli dhe Savonlinna.

Erikka Mannila, Oficere Informative e Forcave Kombëtare, thotë se stërvitjet në vazhdim janë një aktivitet normal i Forcave të Mbrojtjes në përputhje me planin e stërvitjes.

– Forcat tokësore aktualisht po kryejnë stërvitje të planifikuara luftarake për njësitet e emergjencave. Ushtrime me përmbajtje të ngjashme janë organizuar edhe në vitet e mëparshme, tregon Mannila për Ilta-Sanomat.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *