PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Vdesin 20 në Shqipëri dhe Kosovë. Finland rekord të infektuarish

, ,

Beteja me Covid 19 vazhdon të jetë fatale dhe e vështirë në Shqipëri dhe Kosovë. Ndërkohë, Finlanda ka shënuar shifrën rekord të infektimeve të reja me Covid.

Shqipëri

Numri i viktimave si pasojë e Covid në Shqipëri është sërish i lartë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë raportoi 17 humbje jete.

Nga 3975 testime, 1153 persona kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë betejën me Covid e kanë fituar 928 persona.

Ndërkohë, ministria thotë se vazhdon procesi i vaksinimit ne gjithe vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 792 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4969 vaksina antiv-COVID.

Kosovë

Autoritetet në Kosovë informuarn se gjatë 24 orëve janë raportuar 3 të vdekur: Ferizaj (84 vjeç), Gjilan (75 vjeç) dhe Rahovec (83 vjeç). Janë testuar gjithsej 2.833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 292 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 65.982 dhe 1.571 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 556 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.470.

Finlandë

632 infeksione me koronavirus u diagnostikuan të shtunën. Numri është një nga më të lartët gjatë gjithë epidemisë. Në Helsinki, kishte rreth 171 infeksione, ose më shumë se një e katërta e infeksioneve të vendit. Në zonën Metropolitane, infeksionet janë rritur që nga Shkurti. Pushimet e skive që fillojnë javës tjetër janë një shqetësim i madh për autoritetet shëndetësore, që i frikësohen një shtimi të pandemisë si asnjëherë tjetër nga udhëtimet e njerëzve në mbarë vendin për turizëm

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *