fbpx

Vazhdon vaksinimi. Në fokus të rinjtë mbi 16 vjeç

Multiracial friends using smartphone against wall at university college backyard - Young people addicted by mobile smart phone - Technology concept with always connected millennials - Filter image

55.2 përqind e finlandezëve morën injeksionin e tyre të parë të vaksinës së koronavirusit deri të hënën me 21 qershor.

Numri i përgjithshëm i njerëzve që morën vaksinën e parë është 3,077,639, që është 8,350 më shumë se më parë.

848,226 finlandezë kanë marrë dy doza. Pjesa e tyre në popullsinë e përgjithshme është 15.3 përqind.

Autoritetet shëndetësore po bëjnë kujdes që të përfshijnë sa më shumë të rinjtë në fushatën e vaksinimit, ndaj media publike i ka kushtuar ditët e fundit më shumë hapësirë keshilimeve dhe ndërgjegjësimit për nevojën e vaksinimit në grupmoshat mbi 16 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: