PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Vantaa. Maska për të gjithë nxënësit nga klasa e tretë e lart

, ,

Shkollat në Vantaa do të rifillojnë mësimin si zakonisht të hënën e ardhshme, më 10 janar.

Në të ardhmen, të gjithë fëmijët dhe të rinjtë nga klasa e tretë e lart duhet të mbajnë maska ​​për fytyrën në shkollë, njoftoi Bashkia e Vantaa-s në një deklaratë për shtyp.

Kufizimet e shtrënguara të masave të jashtëzakonshme të lëshura prej agjencisë qeveritare rajonale AVI në dhjetor do të lejojnë aktivitetet sportive dhe rekreative të mbikëqyrura për fëmijët dhe të rinjtë. Për ata që kanë lindur në 2004 dhe më të vegjël do mund të shkojnë në pishina, ambiente sportive të mbyllura dhe ambiente rinore.

Për ata që kanë mbushur moshën 16 vjeç e lart kërkohet pasaportë koronavirusi në këto ambiente.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *