PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Vantaa. Ku janë vendstrehimet dhe si të mbrohemi në rast të një sulmi ushtarak?

,

Çfarë duhet të bëni nëse nuk keni një vendstrehim aty ku jetoni dhe Vantaa kërcënohet nga një sulm ushtarak? Departamenti Qendror i Shpëtimit të Uusimaa-s i është përgjigjur shumë herë banorëve dhe bordeve të banorëve, lidhur me mbrojtjen civile për shërbimin e shpëtimit, qëkurse Rusia filloi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës të enjten e javës së shkuar.

Arto Taskinen i Departamentit të Shpëtimit, thotë se në rast të një sulmi ushtarak banorët evakuohen nga zonat më të rrezikshme. Qendrat e evakuimit fillimisht do të ngrihen në Vantaa, për të cilat ka një plan.

– Ka disa qendra evakuimi në pjesë të ndryshme të qytetit, përfshirë shkollat.

Evakuimi është përgjegjësi e shërbimit të shpëtimit së bashku me bashkinë dhe shërbimet sociale.

Pasi njerëzit që do të evakuohen të jenë mbledhur, ata transportohen në zona të sigurta të përcaktuara nga qeveria. Forcat e Mbrojtjes janë të përfshira në vlerësimin e sigurisë lokale.

Vendndodhjet e evakuimit vendosen kështu rast pas rasti dhe nuk janë më të përcaktuara paraprakisht se ku do të vendoseshin banorët e secilës komunë.

Vendet e evakuimit ështe marrë parasysh që kanë kapacitet të mjaftueshëm akomodues.

– Akomodimi primar është shkolla, sallat sportive etj. Një numër i madh njerëzish evakuohen edhe vetë, për shembull te të afërmit, vazhdon Taskinen.

Nëse është e nevojshme, ligji i detyron qytetarët që kanë mundësi që të akomodojnë personat që do të evakuohen.

Nëse jetoni në një shtëpi me vendstrehim, Taskinen thotë se ato duhet të mbahen në kushtet që janë të përcaktuara nga ligji.

– Rekomandohet shumë që vetë bordet e residencave të kenë mundësinë për të krijuar vendstrehime dhe për t’u kujdesur për mirëmbajtjen e tyre, thekson Taskinen.

Shumë prej tyre tani kanë kontrolluar vendstrehimet dhe kjo ka qenë një gjë e mirë, thotë ai.

Taskinen i qetëson banorët e Vantaa-s me një mesazh që është përsëritur edhe nga autoritetet e larta shtetërore.

– Nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm për Finlandën. Kjo duhet mbajtur parasysh. Ne jemi duke monitoruar situatën gjatë gjithë kohës.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *