PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Vaktet shkollore falas në Finlandë janë unike në botë

,

Çdo fëmijë finlandez ka të drejtë për një vakt shkollor ditor falas. Finlanda dhe Suedia janë dy shtetet e vetme në botë që ofrojnë ushqim falas për çdo fëmijë nga 6-16 vjeç që ështe duke frekuentuar shkollat 9 vjeçare.

Finlanda filloi të siguronte vakte shkollore falas 70 vjet më parë dhe që prej asaj kohe ka qenë një histori suksesi. Sistemi finlandez i vakteve shkollore inkurajon fëmijët të ndjekin shkollën dhe i ndihmon ata të mësojnë.

Viti 1948 konsiderohet të jetë fillimi i vakteve shkollore falas në Finlandë. Ligji për vaktet shkollore falas u miratua qysh në vitin 1943. Ligji lejoi një periudhë tranzicioni pesë-vjeçare deri sa të bëhej i zbatueshëm në të gjithë vendin

Me kalimin e viteve, vaktet shkollore janë zbatuar në shumë forma të ndryshme.

Fillimisht, studentëve iu kërkua të punonin jashtë orarit të shkollës për të kultivuar perimet apo dhe mbledhur në pyll ose ndër donatorët e ndryshëm produktet që duheshin për përgatitjen e ushqimit. Gjithçka vendosesh në kuzhinën e shkollës. Në atë kohë i gjithë ky aktivitet drejtohej nga një mësues i shkollës fillore.

Në vitin 1977, shkollat kaluan nën administrimin e pushtetit lokal dhe ushqimi falas në shkollë u sigurua për të gjithë nxënësit nga fondet e komunave.

Shëndet dhe mirëqenie përmes edukimit cilësor ushqimor

Finlanda ishte vendi i parë në botë që shërbeu vakte shkollore falas dhe është një lider botëror në ekspertizën ushqyese. Në Finlandë, shëndeti dhe mirëqenia ndërtohen përmes edukimit cilësor ushqimor.

Drekat shkollore falas, si dhe mësimet në ekonominë e shtëpisë, i inkurajojnë fëmijët të ndjekin një dietë të ekuilibruar. Njohuritë mbi ushqimin e marrë si fëmijë e ndihmojnë atë që të marrë vendime të mira ushqyese edhe më vonë.

Çdo shkollë bën një plan veprimi për edukimin ushqimor

Sfidat globale në prodhimin e ushqimit kërkojnë një konsideratë në rritje për çështjet mjedisore dhe etike. Edukimi finlandez i ushqimit është i integruar në planin e arsimit të fëmijërisë së hershme. Gjatë shkollës gjithëpërfshirëse, fëmijët mësojnë bazat rreth kulturës ushqimore finlandeze dhe edukimit ushqimor. Vaktet shkollore dhe edukimi për ushqimin përcaktohen në kurrikulën gjithëpërfshirëse të shkollës. Çdo shkollë bën një plan veprimi për edukimin ushqimor individualisht duke marrë parasysh shëndetin, ushqimin dhe edukimin e sjelljes.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *