fbpx

Vaksinohen mbi 1.5 milionë finlandezë. Problem me tepricat e Astra Zeneca

Sipas të dhënave më të fundit të vaksinimve në Finlandë, rreth tre përqind e vaksinuarëve kanë marrë të gjitha dozat e vaksinave. Janë gjithsej 152,167 prej tyre. Gjatë 24 orëve të fundit rreth pesë mijë finlandezë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, sipas Departamentit të Shëndetit dhe Mirëqenies.

Më shumë se 27 për qind e të vaksinuarve kanë marrë dozën e parë. Në total janë më shumë se 1.5 milionë persona. Finlanda ka pak më shumë se 5.5 milionë banorë. Shkalla e vaksinimit ka qenë më shumë se 40 mijë persona në ditë.

Problem i pa zgjidhur për autoritetet mbetet krijimi i stokut të vaksinave që nuk do të mund të përdoren. Asnjë vendim nuk është marrë në Finlandë se çfarë do të bëhet me tepricën e vaksinave Astra Zeneca, kur të gjithë njerëzit mbi moshën 65 vjeç të kenë marrë vaksinën në Finlandë. Vaksina Astra Zeneca aktualisht u jepet vetëm finlandezëve mbi moshën 65 vjeç.

Ekziston rreziku që vaksinat e mbetura të shkojnë dëm dhe të hidhen në plehra. Mia Kontio, një ekspert kryesor në Institutin Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies, i thotë STT se dërgesat e vaksinave të Astra Zeneca në Finlandë duhet të ndërpriten në një moment. Sipas Kontio, Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, e cila është përgjegjëse për prokurimin e vaksinave, duhet të marrë një vendim mbi këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: