PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Vaksinim. Finlanda, e para ndër vendet nordike dhe e 5-ta në Europë

,

Sot janë vaksinuar 26,234 persona më shumë se dje, ose një total prej 809,974 qytetarë në mbarë vendin. Kjo shfër është më pak se 15 përqind e popullsisë që kanë marrë vetëm një dozë. Vetëm 1.6 përqind kanë marrë të gjitha dozat.

Në të dhënat më të fundit të publikuara, Finlanda duket se ka përqindjen më të lartë të numrit të qytetarëve të vaksinuar në mbarë vendet nordike, para Islandës, Norvegjisë, Danimarkës dhe Suedisë.

Sa i takon renditjes në shkallë Europiane, Finlanda është ndër pesë vendet e para me numrin më të madh. Britania, Malta, Serbia dhe Hungaria janë para Finlandës.

Në renditjen globale Finlanda ështe e 9-ta, ku para saj janë edhe SHBA, Izraeli, Kili dhe Bahrein.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *