PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

USA: Anëtarësimi në NATO nuk ia shton rreziqet Finlandës

, ,

Shtetet e Bashkuara besojnë se aplikimi për anëtarësim në NATO nuk do ta bëjë Finlandën më të atakueshme nga Rusia.

– Ju jeni në atë situatë tani. Ju nuk jeni më të prekshëm ndaj rrezikut të Rusisë nëse aplikoni për anëtarësim sesa jeni tashmë, thotë Ian Campbell, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Helsinki, në një intervistë me gazetën Helsingin Sanomat.

Rusia ka paralajmëruar në disa raste se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të kishte pasoja. Maria Zaharova, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Rusisë, tha në fund të shkurtit se anëtarësimi mund të çojë në “pasoja të dëmshme ushtarako-politike”. Zaharova foli për “kundërhapat” që Rusia do të duhej të bënte nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë në NATO.

Ian Campbell i deklaroi HS se fjalime të tilla nuk janë mesazhe nga një shtet mik. Megjithatë, ai vlerëson se nuk ka rrezik akut për situatën e sigurisë së Finlandës për shkak të aftësisë së saj të besueshme të mbrojtjes dhe anëtarësimit në BE.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *