fbpx

Universitetet: Jo më onlinë, provimet e pranimit

Këtë vit provimet e pranimit në universitet do të mbahen në kampuse dhe në qendrat e provimeve dhe jo online si vitin e shkuar. Unifi, organizata që përfaqëson Universitetet e Finlandës, njoftoi sot se planet për provimet ishin “përpiluar duke marrë parasysh situatën mbizotëruese të pandemisë dhe rregullat e nevojshme të sigurisë”.

Përjashtim bëjnë disa programe studimi që janë njoftuar se do të mbajnë provime pranuese në distancë dhe ato do t’i kryejnë ato provime siç janë planifikuar. Provimet e hyrjes për lëndët e artit do të mbahen nga distanca, po edhe në kampuse, tha Unifi.

Studentët e sëmurë nuk kanë shans tjetër

Në udhëzimet e sigurisë të përgatitura bashkërisht nga Universitetet Finlandeze, aplikantëve të këtij viti u rekomandohet të kufizojnë kontaktet shoqërore për një periudhë prej dy javësh para se të mbajnë provimet e tyre. Aplikantët gjithashtu duhet të mbajnë dy metra distanca sigurie dhe të mbajnë maska ​​ndërsa janë në vendet e ekzaminimit.

Aplikantët në karantinë ose vetë-karantinë në ditën e provimit nuk do të jenë në gjendje të marrin testet, tha Unifi. Për ata që janë të sëmurë nuk është parashikuar një datë tjetër dhe as nuk do të ofrohet provim online. Marrëveshjet e veçanta për ata që janë në izolim, duke përfshirë provimet në distancë ose mbajtjen e provimeve në një ditë tjetër nuk do të ishin të mundshme, tha organizata.

82 mijë kandidatë për  universitetet e shkencave të aplikuara 

Testet e pranimit për universitetet e shkencave të aplikuara do të zhvillohen midis 31 majit dhe 9 qershorit. Në 25 qendra në mbarë vendin do të ulen në provim 82 mijë kandidatë. Aplikantët do të jenë në gjendje të zgjedhin një vend provimi më afër shtëpisë në mënyrë që të minimizojnë udhëtimet.

“Vendet e provimit janë në dispozicion në Kajaani, Joensuu, Lahti, Lappeenranta, Kemi, Rovaniemi, Helsinki, Oulu, Pori, Kuopio, Seinäjoki, Jyväskylä, Tampere, Turku, Vaasa, Kouvola, Kotka, Savonlinna, Mikkeli, Raseborg, Pieksämäki”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: