PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Turqia publikon 10 kushtet për Finlandën dhe Suedinë. Niinstö: Erdogan i ndryshoi fjalët. Premtoi mbështetje

, ,

Finlanda ka shprehur vendosmërinë për të ndjekur rrugën drejt anëtarësimit në NATO pavarësisht vonesave që ka sjellë qëndrimi i papritur i Turqisë. Presidenti Sauli Niinistö ka publikuar këto ditë pjesë të bisedës së tij me homologun turk Recep Tayyip Erdoğan. Niinstö thotë se në bisdën e bërë para formalizimit të kërkesës së Finlandës dhe Suedisë për hyrje në NATO, Erdogan nuk ka patur asnjë objeksion, por ka shprehur mbështetjen e plotë të Turqisë. Niinstö nuk e ka fshehur zhgënjimin për këtë ndryshim qëndrimi nga ana e Turqisë.

Gjithsesi revista turke Yeni Safak ka publikuar dhjetë kushtet që Turqia i ka vëne Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO. Revista e afërt me pushtetin e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan kërkesat e drejtuara nga Turqia i ka grumbulluar në 10 nene.

1- Të dy vendeve iu kërkua të mbështesin Turqinë në luftën e saj kundër organizatave terroriste, duke përfshirë PKK, DHKP/C, DAESH, FETO dhe anëtarët e tyre.

2- U tha se Suedia dhe Finlanda, të cilat janë avokatë të organizatave terroriste, duhet të krijojnë rregulloret e nevojshme ligjore dhe infrastrukturën ligjore për luftën kundër terrorizmit.

3- U theksua se duhet të parandalohen përpjekjet për hapjen e zyrave përfaqësuese të zgjatimeve të PKK-së në vendet e tyre.

4- U kërkua që të mos lejohen aktivitetet e FETO-s të kryhen në dy shtete, si dhe të mbyllen faqet e internetit dhe organet e mediave të lidhura.

5- U kërkua që të plotësoheshin kërkesat për kthim, ngrirje të aseteve dhe mbyllje të shoqatave të lidhura me terrorizmin.

6- U theksua deportimi dhe ekstradimi në Turqi i personave në lidhje me terrorizmin nga Suedia dhe Finlanda.

7- U deklarua se organizatat terroriste si PKK dhe DHKP-C nuk duhet të lejohen të demonstrojnë me flamujtë e tyre.

8- Dy vendeve iu kërkua të ndajnë informacionet sekrete me Turqinë.

9- Të dy vendeve iu kërkua të hiqnin kufizimet e eksporteve të industrisë së mbrojtjes ndaj Turqisë.

10- Gjithashtu u tha se nëse Suedia dhe Finlanda bëhen anëtarë të NATO-s, ato duhet të përmbushin këto angazhime.

Pavarësisht këtyre kushteve të shpallura publikisht, ekstpertët besojnë se bllokimi i Turqisë ka në shënjestër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë ngrirë një kontratë për furnizimin e Turqisë më avionët luftarakë modernë F16.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *