PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

THL rekomandon pezullimin e pasaportës së koronavirusit në bare dhe restorante

, ,

Instituti Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien (THL) rekomandon që qeveria, sa më shpejt të jetë e mundur, të nxjerrë një dekret për pezullimin e përdorimit të pasaportës së koronavirusit, veçanërisht në rastet me rrezik të lartë.

Aktivitetet me rrezik të lartë përfshijnë klubet e natës, restorantet, baret, koncertet dhe ngjarjet sportive në sallat e mbyllura, restorantet me pista vallëzimi dhe provat dhe aktivitetet për koret e mëdha, si dhe akomodimi në kapanone për punëtorët e ndërtimit dhe sezonalët, janë gjithashtu vende me rrezik të konsiderueshëm.

Kjo do të thotë që kufizimi i orareve të shërbimit të pijeve dhe ushqimit, si edhe numri i lejuar i klientëve të kufizohet njësoj, pavarësisht nëse janë vaksinuar ose jo. Kufizimet janë të ndryshme për zona të ndryshme të Finlandës, në varësi të numrit të rasteve të identifikuara me koronavirus.

Presidenti dhe CEO i THL Markku Tervahauta konfirmoi propozimin e Institutit në transmetimin e përditshëm të Yle Radio Finlandë, pas publikimit të informacionit.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *