fbpx

THL propozon kufizime të tjera. Marin hesht

Instituti Kombëtar i Shëndetit, sipas mediave vendoore, i ka propozuar qeverisë që të shtrëngojë kufizimet për të frenuar shpërndarjen e virusit. Varianti britanik duket se është prezent në shumicën e të infektuarëve. Propozimet e reja kërkojnë kufizimin e lëvizjeve të qytetarëve jashtë shtëpisë së tyre dhe shmangjen e kontakteve të panevojshme. Ata mund të dalin për të blerë ushqime apo ilaçe. Nuk do të ketë një orë policore, (psh. si në Shqipëri) dhe kufizimet nuk do të shtrihen në mbarë vendin. Kryesisht zonat rreth tre qendrave te mëdha, Helsinki, Turku dhe Tampere janë në krye të listës për numrin më të madh të të infektuarëve me koronavirus dhe aty kërkohet vendosje e kufizimeve.

Kryeministrja Sanna Marin, por edhe anëtarë të tjerë të kabinetit nuk kanë dhënë asnjë informacion për këto propozime. Tani që janë aktivizuar masat e gjendjes së jashtëzakonshme, duket se edhe informacioni rreth këtyre masave është i kontrolluar dhe vetëm kryeministrja ose të autorizuarit prej saj mund të shperndajnë informacione për median ose për publikun.

Nga sot deri me 28 mars baret, restorantet dhe pabet janë të mbyllura. Nivelet e larta të arsimit bazë dhe shkollat e mesme janë prej së hënës në mësimin në distancë.

Edhe sot informacionet nuk kanë qenë të mira sa i takon virusit. Sipas THL, ka 588 infeksione të reja nga koronavirusi. Gjithsej 63 110 të infektuar janë diagnostikuar deri më sot në mbarë vendin. Në dy javët e fundit, janë diagnostikuar 2,453 më shumë infeksione sesa në dy javët e mëparshme.

Sipas THL, dy vdekje të tjera të lidhura me koronavirus u regjistruan të Martën. Tani ka gjithsej 776 vdekje. Aktualisht janë 248 të shtruar në spital, nga të cilat 40 janë në kujdesin intensiv. Numri i pacientëve që kërkojnë kujdes intensiv u rrit me tre nga dje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: