fbpx

THL: Në mes të majit fillon vaksinimi i qytetarëve në moshë pune

Instituti Kombëtar i Shëndetit tha sot se në Finlandë 1,190,340 njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës, shifër e cila përbën 21.4 përqind të popullsisë.

Numri i përgjithshëm i marrësve të të dy dozave të vaksinave është 102,257. Kjo korrespondon me 1.8% të popullsisë.

Hanna Nohynek, Kryemjekja e Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies (THL), vlerëson sot në Yle Ykkösaamu se fillimi i vaksinimeve për qytetarët finlandezë në moshë pune në mes të majit ende tingëllon si një qëllim realist.

– Ne do të marrim shumë vaksina të ARN-së dhe numri i tyre do të rritet drejt verës. Vonesa me disa javë mund të ndodhë, por pasqyra e përgjithshme mbetet e njëjtë, vlerëson Nohynek.

Lidhur me vaksinën amerikane që pezulloi furnizimet me Europën, Nohynek shpjegon se vaksinat Johnson & Johnson, të cilat Finlanda duhej të merrte në fund të Prillit, nuk përbëjnë një pjesë shumë të madhe të të gjitha vaksinave që mbërrijnë në vend.

– Në fund të Prillit, do të kemi më shumë se 200,000 doza në javë. Në maj, numri duhet të rritet në pak më shumë se 300,000 dhe në fillim të Qershorit në mbi 400,000. Rreth një e treta e këtyre shumave bazohen në vaksinat Johnson & Johnson dhe Azra Zeneca.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: