fbpx

Tejkalon 1 miliard numri i vaksinave në mbarë botën

58% e vaksinave të koronavirusit të shpërndara në botë janë dhënë në tre vende: Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India.

Agjencia e lajmeve AFP vlerëson se gjithsej më shumë se një miliard vaksina të koronavirusit janë dhënë në të gjithë botën. Numri është dyfishuar në më pak se një muaj. Gati 226 milion doza janë dhënë në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 216 milion doza në Kinë, dhe më shumë se 138 milion doza në Indi.

Relativisht, vendi me numrin më të madh të të vaksinuarëve është Izrael, ku gati 60 përqind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. Më pas për nga përqindja e popullsisë janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Britania e Madhe, ku rreth gjysma e popullsisë ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: